Njëri prej grabitësve të 3.2 milionë dollarëve amerikanë të enjten e kaluar në Qafë Kashar, ka qenë edhe Ditjon Memlikaj. Juguneës.net siguron disa të dhëna rreth tij.
Ditjon Memlikaj 31 vjeç është nga Tepelena. Ai ka lindur në fshatin Kamçisht të ish Komunës Qesarat. Është i biri i Agim Memlikës. Familja e tij ka jetuar në fshatin Kamçisht deri para 5 viteve, ndërsa më pas u transferuan në Tepelenë e më pas, një vit më parë, Ditjoni si djalë i vetëm, ka tërhequr prindërit e tij në kryeqytet.
Vetë Ditjon Memlikaj ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura dhe ka shërbyer në disa misione paqeruajtëse si në Afganistan dhe Irak. Ai ka qenë pjesë e forcave Komando të Repartit të Zall Herit. Ai u lirua 6 vjet më parë nga ushtria për shkelje disiplinore. Është i martuar me një fëmijë.
Ditjon Memliakaj së bashku me Fatjon Xhyriun, Neim Avdulaj, Ernest Kupaj e Admir Murataj i shpallur në kërkim, kanë qenë bashkëpunëtor në disa grabitje bankash. Këta persona janë kapur dje nga Policia pasi dyshohen si grabitësit e 3.2 milionë dollarëve amerikanë në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar.











