• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarja, viktimë e skllavërisë moderne tregon historinë e saj: Si më shfrytëzoi i dashuri për prostitucion në Londër

droni by droni
10 November, 2017
in Kronika, Rajoni
0
Shqiptarja, viktimë e skllavërisë moderne tregon historinë e saj: Si më shfrytëzoi i dashuri për prostitucion në Londër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media britanike “Evening Standard” ka publikuar një shkrim ku flitet për “skllavërimin modern”, në qendër të shkrimit është historia e një vajze nga Shqipëria, e cila kishte rënë në kurthin e të dashurit të saj.
Deri në momentin që kishin shkuar të dy në Itali, ai ishte një njeri i respektueshëm thotë Ana, por më pas kishte filluar të sillej çuditshëm, dhe ta keqtrajtonte, ndërsa me vonë Ana e gjen veten në Londër duke prostituuar.
Historia e saj, shkruan media britanike nuk është e vetme, histori të tilla janë të shumta, dhe duhet të punohet fortë që luftohet “skllavërimi modern.”

Historia
Pas disa muajsh lidhje, i dashuri i kishte kërkuar Anës të jetonin së bashku në shtëpinë e tij në një fshat italian. Sipas rrëfimit të Anës ai deri atëherë kishte qenë i respektueshëm dhe ajo e kishte prezantuar atë me familjen e saj.
Por sjellja e tij filloi të ndryshonte. Në një moment kur ata ishin zënë, ai ishte bërë i dhunshëm. E goditi me shuplakë atë, ndërsa më vonë i ofroi darkën. Ajo hëngri ushqimin dhe ra në një gjumë të thellë.
Kur u zgjua, Ana e gjeti veten të mbyllur në një dhomë të vogël në Londër. I dashuri i saj i shpjegoi se ajo do të takonte njerëz të tjerë dhe do të bënte pikërisht atë që ata kërkonin.
“Nëse unë nuk do ta bëja, ai do të vriste familjen time”, thotë ajo, që tashmë është në një vend të sigurt jashtë Londrës, e ndërsa Ana nuk është emri i saj i vërtetë.
“Ai më tha se do të më vinte zjarrin dhe do t’ia dërgonte videon nënës sime. Më tha se do të marrë motrën time dhe do ta bëj atë të bënte të njëjtën punë si unë”.
Ana nuk e mban mend se sa kohë ka qenë e detyruar të punojë si një prostitutë, duke u transportuar rreth kryeqytetit për t’u takuar me burra që kishin theks të çuditshme, deri në momentin që ajo gjeti një mënyrë për tu arratisur.
Një burrë, i cili ishte caktuar për ta ruajtur atë, u kthye i dehur, dhe në momentin që ajo refuzoi që të bënte atë çfarë ai i kërkoi ai filloi ta rrihte atë rreth kokës me rripin e tij.
“Isha shumë e zemëruar. Doja ta vrisja. Kam një objekt të mprehtë dhe ia kam thyer atë në kokë me gjithë fuqinë time. Dera ishte e hapur kështu që unë vrapova jashtë, duke zbritur poshtë shkallëve, dhe duke u lutur që dera e përparme të mos ishte e mbyllur. E dija se do të më vriste nëse më kapte. Pastaj vazhdova të vrapoj”.

Mesazhi
“Viktimat e këtij krimi janë keqtrajtuar dhe përdhunohen vazhdimisht”, thotë Kevin Hyland, Komisioneri i Pavarur Anti-Skllavëri.
“Dinjiteti i tyre është mohuar dhe liria është marrë. Ky nuk është një krim i fshehur dhe i pamundur për të zbuluar – kjo po ndodh përpara syve tanë. Është një problem i madh, por është një gjë që ne të gjithë mund të punojmë për të zhdukur”.
Ka shenja që gjërat po fillojnë të përmirësohen. Zyra Kombëtare ka njoftuar reformat në Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe normat e raportimit të krimit po rriten.
Ana tashmë është duke rindërtuar jetën e saj, me ndihmën e shoqatave civile. Në fillim ajo nuk mund të flinte dhe torturohej nga ankthet e këqija. Nëse sheh që dikush e sheh, ajo nganjëherë e gjen veten duke ikur. Është e vështirë për të që t’i besojë njerëzve.
Ajo ka në plan të regjistrohet në kolegj dhe të gjejë një punë.
“Nuk dua që njerëzit të më shohin dhe të ndiejnë keqardhje”, thotë ajo.
“Për mua është një dritë. Kjo ka kaluar, dhe unë jam ende gjallë. Falënderoj Zotin dhe universin. Ai më dha këtë mësim, dhe unë dua të ndihmoj që kjo të mos ndodhë me dikë tjetër”.

Tags: AnahistoriaPrositucion
Previous Post

KE fut Shqipërinë në listën “e zezë” të pastrimit të parave: Ja dy rrugët kryesore të këtij procesi

Next Post

Krimi në familje godet në Elbasan, 35-vjeçari plagos me thikë vëllanë dhe kunatën

droni

droni

Next Post
Tiranë, 5 thika për një zënie në lloto, në pranga autori

Krimi në familje godet në Elbasan, 35-vjeçari plagos me thikë vëllanë dhe kunatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.