Një shtetas shqiptar në Ekuador është ekzekutuar pas një atentatit që i është bërë. Gjithçka lidhet me prishjen e pazareve në trafikun e kokainës. Shqiptari drejtonte një makinë të blinduar dhe ishte i shoqëruar nga një femër. Gruaja që e shoqëronte ka ulur xhamin e automjetit për të konsumuar një cigare. Mësohet se atentatori futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa herë mbi shqiptarin që drejtonte mjetin. Ai e kishte ndjekur automjetin e viktimës me motorr.











