Në pikën doganore të Kakavijës, ditën e nesërme nuk do të lejohet kalimi i automjeteve drejt Greqisë dhe anasjelltas. Sipas policisë, shkaku është zhvillimi i një greve nga punonjësit e Doganave në shtetin fqinj. Autoritetet bëjnë me dije se do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve drejt Greqisë. Bllokimi i kalimit do të zgjasë 24 orë dhe do të nisë në orë 07:00.












