Shtatë deputetë të opozitës i kanë dërguar Presidentit Ilir Meta një kërkesë zyrtare për të publikuar të dhëna nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Të dhënat të deklasifikohen dhe të bëhen publike. Të publikohen angazhimet e institucioneve.”, thuhet në kërkesën e PD. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur më 11 nëntor 2016 u diskutua për situatën e drogës në 2016. Kjo kërkesë është firmosur nga deputetët, Flamur Noka, Xhemal Gjunkshi, Isuf Çelaj, Myslim Murrizi, Ervin Salianji, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari.














