Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi në PD ka për qëllim bashkërendimin e aksionit të frontit opozitar, kundër qeverisë, që sipas tyre është e lidhur me krimin e organizuar në vend.











