• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vajza e Azem Hajdarit në gjurmët e të atit: Lashë SHBA-në për t’u kthyer në PD

admin by admin
16 February, 2017
in Politika
0
Vajza e Azem Hajdarit në gjurmët e të atit: Lashë SHBA-në për t’u kthyer në PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrëfimi i Rudina Hajdarit, pse vendosi të kthehej nga SHBA pas punës në Kongresin Amerikan dhe ftesa që i erdhi nga PD-ja.

 


Vlerësimi për liderin demokrat Basha, rolin e Berishës dhe mendimi për qeverinë. Ç’do të thotë për Rudinën të jetë vajza e Azem Hajdarit dhe si e sheh kontributin e saj në politikë.

 

Ngjalli jo pak kërshëri dhe kuriozitet kur me emër të përveçëm, Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi një vajzë të re, gjatë një takimi me strukturat e partisë. Pak e njihnin, por emri rëndonte shumë, vajza e Azem Hajdarit tashmë është pjesë aktive e Partisë Demokratike.

 

E kthyer nga SHBA pas shkollimit dhe formimit profesional, Rudina Hajdari e sheh veten sa në zyrat e selisë blu, aq edhe në takim me qytetarët. Nuk është aty vetëm si bija e “Heroit të Demokracisë”, kjo mbetet një plus, por ka diçka të veten përveç trashëgimisë, kultivimin në aspektin profesional.

 

Për më shumë se dy vjet emri i Rudinës shënohej si punonjëse në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë. Sot situata për të ndryshon, nuk ka shumë që është kthyer teksa shprehet se sakrifica ia vlen, për aq kohë sa bëhet fjalë për të dhënë kontribut, aty ku e la babai.

 


“Kam dëshirë të jem pjesë jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tim, por edhe si kompletim i jetës sime, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes”
 -shprehet Rudina.

 

Modestia e ndjek gjithnjë nga pas dhe kjo mbetet një nga arsyet që nuk ka synuar kopertina revistash, apo ekrane televizive, për të puna është treguesi më i mirë, jo dukja dhe “shitja e vlerave” të stisura.

 

Në vitin 2009 punoi në administratën shtetërore në kohën kur qeveria ishte nën drejtimin e Sali Berishës, ndërsa tashmë kthehet kur numri një në partinë demokratike është Lulzim Basha.

 

Për të dy ka nga një vlerësim, kur njërin e konsideron lider të ri me vizion dhe tjetrin një figurë të rëndësishme historike, jo vetëm të PD-së, por të vendit.

 


“Basha është një lider me format bashkëkohor, është në moshë politike të re, por garanton perspektivë ekzekutive. Veçanërisht teksti i tij politik artikulohet me sukses me të huajt, intelektualët dhe është shumë i kapshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ekspozon jo vetëm faktet por ofron zgjidhje”
 -gjykon Hajdari.

 

E pamësuar ende me konfliktualitetin politik, Rudina edhe si nënë e një vajze 15-muajshe, shprehet se shpesh instinkti e thërret të jetë pjesë aktive pranë partisë më të madhe opozitare.

 


“Është një emocion miks dhe më vjen mirë që po angazhohem në strukturat e Partisë Demokratike, pasi shoh të rinj të mirëshkolluar që mundohen të parashtrojnë vizionin e tyre në këtë forcë politike”.

 

Kontributi në parti ka shumë forma, por pyetjes nëse e sheh veten në listat e deputetëve në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 18 qershorit, Rudina i përgjigjet “politikisht korrekt”, duke treguar edhe kujdes në artikulim.

 


“Është ende herët të flitet për këtë, nuk do refuzoja asnjë gjë që populli do, dhe jam gati të mbaj çdo detyrë që do më ngarkojnë, pasi kontributi jepet në çdo pozicion që të jesh”
 -thotë ajo.

 

Në zyrat e PD-së, që synon hapjen dhe tërheqjen e të rinjve të formuar profesionalisht, ngjan se ka vend për Rudinën, që në “CV-në” e saj ka ç’të shkruaj. Shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta e mbajtën për disa vite në SHBA, dhe vetëm në raste pushimesh shkeli sërish në Shqipëri.

 


“Largimi im drejt Amerikës shënohet në vitin 2002, asokohe vetëm 14 vjeç dhe nisa menjëherë shkollën. Sigurisht duke qenë larg familjes vështirësitë ishin të shumta, por shtysa për të marrë një formim shkollor dhe profesional, ishte e madhe. Pas përfundimit të shkollës së mesme nisa studimet e larta në degën e shkencave politike, zgjedhja e kësaj dege nuk ishte rastësi, pasi më interesonte dhe intrigonte pjesëmarrja në politikë”
 -tregon Hajdari. Një tjetër kthesë në jetën saj shënjohet në vitin 2009. Zë vend si punonjëse në Ministrinë e Jashtme.

 


“Më pas kam investuar në formimin profesional në studime Master në Universitetin e Kolumbias, duke mbrojtur punimin shkencor për të drejtat e njeriut. Gjatë kësaj periudhë shfaqa dëshirën për të ardhur në Shqipëri, pavarësisht se në Amerikë kam familjen dhe mundësinë e punësimit, por mendoj se kam arritur pjekurinë e duhur, plus PD ka ofruar mundësi për kontributin e të rinjve të shkolluar jashtë vendit. Është përpjekje për të modernizuar këtë forcë politike”
 -shton Rudina.

 

Në këtë rast nuk vlen vetëm bagazhi profesional, pasi mbart diçka më shumë duke qenë vajza e Azem Hajdarit.

 


“Është përgjegjësi shumë e madhe, ndihem më se krenare për tim atë, për atë që ka bërë dhe atë që ka lënë. E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë, qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë”
 -thotë Rudina.

 

Partia Demokratike tashmë nuk është si këtu e katër vite më parë kur Rudina u rikthye drejt SHBA-së, është forcë që la pushtetin dhe mëton të rikthehet sërish në krye të qeverisë. Për Rudinën secili në këtë forcë politike ka lënë diçka, për aq kohë sa anëtarësimi në NATO, apo liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë ndodhi në kohën kur vendi qeverisej nga e djathta.

 


“Me Berishën kemi një raport të afërt edhe familjar. Është lider historik brenda PD-së dhe mbetet pjesë e suksesit të saj”
 -shton Hajdari.

 

Ndërsa bën analizën e së tashmes, ka edhe një “sugjerim” për qeverisjen. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për përmirësim, është e domosdoshme që politika, veçanërisht pushteti, të dëgjojë qytetarët dhe duhet të jetë më pranë tyre, jo vetëm në rast fushatash.

 


“Qeveria nuk po arrin të depërtojë mirëfilltas në shpirtin e njerëzve. Nuk i kupton problemet e tyre dhe njerëzit janë të lodhur dhe zhgënjyer. Duhet rizgjim i vlerave, Shqipëria është mundësi, jo të ikin prej saj”
 -shprehet Hajdari.

 

Po afron edhe 18 shkurti, dita kur opozita ka ftuar qytetarët në një protestë në Tiranë.

 


“Mendoj se protesta do të jetë ndryshe nga herët e tjera, do e konsideroja bashkim ndërpopullor që qytetarët të shprehin hapur problematikën e tyre. Mendoj që do të jetë paqësore, konstruktive dhe masive”
 -komenton Hajdari.

 

Teksa ndahemi me të, nostalgjia për të shkuarën ia ndal vetishëm hapin.

 


“Këtë rrugë e kam bërë shpesh. Kur isha e vogël isha nxënëse në shkollën ‘Kosova’ dhe sapo mbaroja mësimin, rrugëtimi im nuk ishte drejt shtëpisë, por rendja te Kryesia e Kuvendit, ku ishte babi”
 -thotë ajo.

 

Deputeti demokrat Azem Hajdari, nismëtari kryesor i lëvizjes studentore kundër sistemit komunist mbeti i vrarë më 12 shtator 1998, fare pranë godinës së PD-së, ndërsa tashmë trashëgimtarja po ecën në gjurmët e të atit./Mapo

 



 

 



 

 



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous Post

Reagon Basha pas urdhrit të KQZ për partitë e vogla dhe LIBRA-n e Blushit

Next Post

“Pse s’vjen Kryeministri në parlament? Po ndan lopë apo po viziton Shullazin në spital?”

admin

admin

Next Post
“Pse s’vjen Kryeministri në parlament? Po ndan lopë apo po viziton Shullazin në spital?”

“Pse s’vjen Kryeministri në parlament? Po ndan lopë apo po viziton Shullazin në spital?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.