Ka reaguar sot në lidhje me krizën në Shqipëri edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein një ditë pas mesazhit të komisionarit për Zgjerimin Johannes Hahn.
Me një mesazh postuar në profilin e tij në Tëitter, ai shprehet në mbështetje të mesazhit të dhënë për gjithë shqiptarët nga zyrtari i lartë europian.
“Mbështes mesazhin e Hahn për popullin shqiptar. Gjithashtu pas takimeve në SHBA, të gjithë të dëshpëruar për situatën. Përgjegjësia është e qartë”, shkruan ai.

Pas këtij mesazhi pritet që Majlinda Bregu të postojë një koment, Edi Rama ta ripostojë atë në rubrikën “kush gënjen” .
Ashtu si dje edhe sot, europianët nuk përmendin thelbin e krizës, kultivimin e kanabisit në Shqipëri nga qeveria. Kushedi si ju dukemi atyre, të trullosur nga hashashi.












