Deputeti socialist Pjerin Ndreu, në një deklaratë u shpreh se nuk ishin kërcënime, fjalët e ashpra për rrahje, që ai lëshoi në drejtim të deputetit të PD, Ervin Salianji në sallën e Komisionit të Sigurisë. Pas këtij reagimi të Ndreut, me një postim në Facebook, Ervin Salianji thotë se “Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana”.













