Komisioni i Sigurisë, ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është përfshirë nga një debat i ashpër midis deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Ka qenë një pyetje e deputetit demokrat, Ervin Salianji në drejtim të ministers Olta Xhaçka lidhur me buxhetin që ka çuar në ngritjen e toneve në komision. Deputetët e PS-së, Paulin Sterkaj dhe Pjerin Ndreu e kanë quajtur provokator Salianjin, duke i thënë “ti do rrahur”.
DEBATI:
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish-repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge? A ju duhet me shume buxhet per te vendosur ne funksion radaret….
Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.
Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frike nga asnje bandit me ose pa pushtet.












