• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekspertja politike gjermane: Shqipëria, ka ende plot spiunë në krye të politikës dhe të shtetit

admin by admin
16 February, 2017
in Politika
0
Ekspertja politike gjermane: Shqipëria, ka ende plot spiunë në krye të politikës dhe të shtetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertja politike gjermane, ish-zv/presidente e Bundestagut gjerman, Petra Bläss-Rafajlovski, flet te “JAVA” për procesin e Hapjes së Dosjeve dhe sesi mund të kryhet i gjithë procesi. Përvoja gjermane dhe pse është realisht specifik rasti i Shqipërisë, do jetë busulla e një procesi që më në fund po jep shpresë se do të fillojë…

Pak orë pasi foli në tryezën e organizuar prej Ministrisë së Çështjeve Sociale, ku ndihmoi si këshilluese, znj. Petra Bläss-Rafajlovski, u largua drejt vendit të saj. Që andej, ajo mundësoi këtë intervistë, duke ofruar shembullin e saj më të mirë. Në këtë intervistë, ajo shpjegon modelin gjerman, por edhe një sërë çështjesh të tjera, që lidhen me të kaluarën komuniste. Do jetë i vështirë rasti juaj, përderisa shumë prej bashkëpunëtorëve i keni ende në fuqi, na thotë ajo…

Si u realizua procesi i Hapjes së Dosjeve në Gjermani dhe a mendoni se ky proces shërbeu si një lloj kure nga regjimi komunist ?
“Në vija të përgjithshme mënyra se si u morëm me të dhënat e STASI-t është parë si një paradigmë për implementimin e një procedure transparente, spastruese dhe tejet kërkuese me të kaluarën. Përcaktimi i një rregullore e qartë për marrjen e aksesit të këtyre të dhënave është baza për krijimin e Drejtësisë. Por rehabilitimi i sistemit të mëparshëm duhet të këtë një mënyrë shikimi më të gjerë dhe të përfshijë të gjitha llojet e këndvështrimeve të njerëzve, që e përjetuan atë. Ekziston gjithnjë një lloj rreziku polarizimi brenda shoqërisë, përsa i përket kësaj çështje kaq sensitive. Mësimet e marra nga GJERMANIA na tregojnë se procesi, ka nevojë gjithashtu për një menaxhim të kujdesshëm profesional të këtyre dosjeve dhe organizimin e debateve specifikë për gjetjet e të dhënave në to, sidomos në media”.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha, sipas jush, në procesin e hapjes së Dosjeve?

“Të merresh më një masë kaq të madhe Dosjesh, veçanërisht atyre që janë të shkatërruara, është sigurisht një vështirësi tejet e madhe. Ka gjithashtu presion kohor, pasi shumica e viktimave janë në një moshë të avancuar që presin si për rehabilitim ashtu edhe për drejtësi. Rreziku më i madh është dhunimi i principeve, abuzimi, si edhe instrumentalizimi i informacioneve dhe të dhënave, të cilat mund të dëmtojnë procesin në tërësi”.
 
 Në takimin e para pak ditëve, ku ju mbajtët edhe fjalën tuaj për procesin, është thënë së një pjesë shumë e madhe e Dosjeve shqiptare janë të dëmtuara. A është e mundur në këtë rast që të kryhet një proces i drejtë?

“Detyra e vështirë sa i përket rikonstruktimit të dokumenteve të grisura është thjesht njëra nga gjërat, që ju pret. Unë ju a sugjeroj fort, që të shikoni gjithashtu në website-in anglisht të Komisionit Federal për të Dhënat e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit për ish-Gjermaninë Lindore www. bstu.bund.de. Aty, ju mund të shkarkoni gjithashtu edhe Aktin e të Dhënave të STASI-t dhe Formën e Aplikimit nga ku do të shikoni dosje dhe video dokumentesh në rindërtim. Kurse, vendosja e një procesi të drejtë është gjë krejt tjetër. Ajo varet kryesisht nga pyetja: nëse mund të arrihet konsensusi politik më prioritet transparencën dhe drejtësinë në të gjithë këtë proces”.

Mendoni se po të ekzistojë një vullnet politik, procesi do të jetë korrekt ?

“Vullneti politik dhe një marrëveshje në lidhje më principet e transparencës dhe drejtësisë janë një bazë e domosdoshme e procesit. Profesionistët që merren më politikanë, përfaqësues të Shoqërisë Civilë, veçanërisht ata që janë në lidhje më viktimat, por gjithashtu dhe media kanë një përgjegjësi të madhe që të dizenjojnë dhe të vëzhgojnë këtë proces afat-gjatë dhe të garantojnë implementimin e mënyrës së duhur të veprimit. Një legjislacion i mirë është një sfidë por implementimi i tij është një sfidë akoma më e madhe”.

Në këndvështrimin tuaj, cili duket se është problemi më i madh në rastin e Shqipërisë?

“Së pari, rasti i Shqipërisë është një rast i veçantë duke pasur parasysh përmasat e diktaturës dhe krimit. Së dyti është sigurisht një problem, ngaqë ka shumë vonesa që vazhdojnë të shtyjnë në kohë të marrurit më këtë çështje kaq shumë të ndjeshme dhe ka akoma një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të sistemit të vjetër në pozicione politike apo në institucione publikë. Së treti, kjo çështje shkakton një skenë politike thellësisht të ndarë dhe mungesa e konsensusit krijon një vështirësi për të luftuar instrumentalizimin dhe politizimin e komplet procesit”.

A do të asistoni në përgatitjet e procesit shqiptar të Hapjes së Dosjeve?

“Ekziston një gatishmëri e përgjithshme nga pala gjermane që ta mbështesë procesin tuaj. Zyra e Komisionit Federal për të Dhënat e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Gjermanisë Lindore e mbështeti p.sh. në kornizën e Network-ut Europian të Autoriteteve Zyrtare Përgjegjëse për të Dhënat Sekrete Policore – furnizimin e dosjeve të Shërbimeve të mëparshme të Sigurisë për Vendet e Europës Lindore. Unë, personalisht, fola më Roland Jahn,  Komisionerin Federal, për një kërkesë nga Shqipëria dhe mora ‘dritën jeshile’ për mbështetje teknike – sipas kërkesës konkrete. Sigurisht, kjo lloj ndihmë e domosdoshme nga ekspertët mund të jetë vetëm një plotësim- kurse puna kryesorë duhet të bëhet nga vetë Shqiptarët”.

 

Previous Post

VIDEO/ Sherri i sotëm në Kuvend mes dy deputetëve

Next Post

Klosi i ndërpret fjalën, shpërthen Blushi: Parazit, paguhesh 1 mijë euro në muaj nga “Gjushi”

admin

admin

Next Post
Klosi i ndërpret fjalën, shpërthen Blushi: Parazit, paguhesh 1 mijë euro në muaj nga “Gjushi”

Klosi i ndërpret fjalën, shpërthen Blushi: Parazit, paguhesh 1 mijë euro në muaj nga “Gjushi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.