Deputeti i Partise Demokratike, Flamur Noka ne nje prononcim per mediat nga Komisioni i Sigurise tha se qeveria Rama do te rrezohet me revolucion.
“Kjo qeveri nuk ka patentë të drejtojë vendin. Kjo qeveri ato pak vota i mori për të qeverisur vendin por po tregon se po drejton krimin. Kjo qeveri i ka ditët e numëruara se nuk është qeveri e shqiptarëve, por qeveri e krimit dhe bandave. Perandoria e krimit do të rrëzohet në mënyrë paqësore, me protetsa dhe reovlucion popullor”, u shpreh Noka.











