Komisioni i Sigurisë është mbledhur sot për të diskutuar Buxhetin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Në fillim të mbledhjes fjalën e mori Drejtori Ekonomik i SHISH, Ylvi Aga, i cili ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. “Mund të dalin informacione të klasifikuara”, u shpreh Aga. Kërkesa e tij umbështet në komision duke vijuar me dyer të mbyllura pas daljes së medieve nga salla.












