Anëtarët e Partisë Demokratike në komisionin e ligjeve janë larguar nga salla ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2018. Deputeti i PD, Eduard Halimi u shpreh se nuk mund të diskutohet me qeverinë e krimit, e cila i doli në krah Habilajve. “Një biznesmen u kap me 800 mijë euro dhe policia nuk e raportoi”, tha Halimi. Halimi theksoi se qeveria është e kapur nga krimi dhe këtë e vërteton fshehja e arrestimit të Orest Sotës dhe gjetja e dy patentave të Tahirit në makinën e tij.











