Një 20 vjeçare me iniciale G.P, ka humbu jetën ditën e sotshme në qytetin e Korçës. Familjarët e vajzës akuzojnë mjekët për humbjen e jetës së të resë, e cila është paraqitur në spital me tension të lartë. Familjarët pretendojnë se e reja ka marrë mjekim të pakujdesshëm në spital, ndërkohë që mësohet se ajo solli në jetë fëmijën e saj përpara 20 ditësh në Tiranë.












