Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi në banesën e të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Siç raportojnë sot mediat italiane, nga kontrolli në shtëpi atij ju gjet 93 kilogramë marijuanë.
Droga ishte e ndarë në 96 pako plastike. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë me dije. Policia italiane vlerëson se droga do të kishte një vlerë prej 200 mijë Euro nëse do të shitej në tregun e pakicës.











