Një padi tjetër ka mbërritur në Kolegjin Zgjedhor në lidhje me regjistrimin e kandidatëve për deputetë. Kësaj here është Partia Aleanca popullore që ka kërkuar crregjistrimin e kandidatëve për deputetë për shkak të shkeljes së afateve ligjore.
Kjo është padia e dytë në lidhje me crregjistrimin e kandidatëve pas asaj që bëri pak ditë më parë PAA. Në lidhje me padinë e parë kolegji zgjedhor mblidhet nesër. Nëse Kolegji vendos për crregjistrimin atëherë shtyrja e zgjedhjeve është e sigurtë.












