Luneda Sufali do të jetë drejtoresha e re e Shërbimit Social Shtetëror. Prezantimi i saj u bë nga ministrja, Ogerta Manastirliu e cila duke i uruar Luneda Sufali suksese në detyrën e re, theksoi mbështetjen për SHSSH, në kapërcimin e sfidave me të cilat ky institucion përballet.
Luneda Sufali në qeverinë “Rama 1” ishte drejtoresha e Lojërave të Fatit. Ajo mbahet mend edhe për një debat në komisionin e Ligjeve me Fatmir Xhafajn, kur ky i fundit i kërkoi të largohej nga komisioni.
https://youtu.be/V2yfEx_unR8











