Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot, kërkesën ankimore të Unionit të Gjyqtarëve, për 25 nene të dy ligjeve.
Rreth një vit më parë, Asambleja e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë vendori ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e dy ligjeve për Vetting-un dhe ligjit tjetër që lidhet me statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
“Ligji për Vetting-un ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Edhe ligji për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit pasi, në disa pjesë të tij vjen në kundërshtim me dispozitat kushtetuese”, argumentonin midis të tjerave në animimin e tyre, Unioni i Gjyqtarëve.
Por përkundër pretendimeve të gjyqtarëve, Kushtetuesja e ka rrëzuar sot ankimimin e tyre. DRONI.al











