Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë një mesazh paradite e së hënës, lidhur me nisjen e procesit të Vetingut në Shqipëri.
“Sot është një ditë shprese në Shqipëri”, tha ai.
Deklarata e tij e shkurtër u dha pasi bashkë me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, morën pjesë në përurimin e godinës së ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, ambienti ku do të punojë tani e tutje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi kryesor që të zbatojë Vetting-un në Shqipëri.
Por, deklarata e tij u dha edhe ditën kur pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar për rrëzimin ose jo të tre ligjeve të Vetting-ut, pas ankesës që ka paraqitur ndaj tyre Unioni i Gjyqtarëve.












