Një 47 vjeçar plagosi me thikë një person në Fier ndërsa më pas ra në prangat e policisë.
Ngjarja për të cilën akuzohet mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier ndërsa personi i arrestuar është Albert Myrtaj, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.
47 vjeçari në një lokal të marrë me qira nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.











