Një makinë tip “Mercedez benz” është djegur plotësisht mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ndodhi në Tepelenë teksa automjeti ishte i parkuar. Mësohet se bëhet fjalë për makinën e Erjola Brahaj, nga ky qytet, ish-drejtoreshë e spitalit të Tepelenës. Brahja ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo ka kandiduar nën siglën e LSI-së. Dyshimet janë që makina të jetë djegur qëllimisht.











