Sot rreth orës 14:00, në fshatin Moravë, Berat, një person dyshohet se është vetëvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ky ka rezultuar se, S. P., 61 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Trupi i pa jetë është gjetur nga bashkëshortja.
Nga deklarimi i familjarëve të viktimës rezulton se viktima vuante prej vitesh nga depresioni.












