Disa makina janë përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotshëm tek mbikalimi i Rinasit. Mësohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qënë makina e mbeturinave, e cila po ecte mbrapsht në autostradë duke shkaktuar kaosin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar.











