Mijëra protestues po qëndrojnë në bulevard në pritje të institucionalizimit të qendresës duke vendosur cadrat para kryeministrisë.
Një i ri ka bërë thirrje që pjesa përpara Kryeministrisë të mbahet e rrethuar nga protestuesit deri sa të vendosen cadrat.
“Ne nuk lëvizim”, ka qenë thirrja e pjesëmarrësve, ndërkohë që ka nisur lirimi i vendit për cadrat.











