Disa cadra të mëdha në të cilën do të strehohen mbi 100 persona po montohet para kryeministrisë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi për news 24 se policia nuk do të pengojë vendosjen e cadrës para zyrës së kryeministrit, pavarësisht se protesta do të kapërcejë orarin e caktuar nga policia, orën 16 të mbrëmjes.

Megjithatë policia ka konfirmuar përmes të njëjtit televizion se drejtuesit e protestës që kanë kërkuar leje në polici, Arben Ristani dhe Eno Bozdo do të procedohen penalisht.
Ndërkaq në protestë është kthyer edhe ish-kryeministri Berisha ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka lëvizuar nga sheshi. Ai deklaroi per mediat se protesta do te vijoje pa nderprerje deri en realizimin e qellimit te saj.












