• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Zbardhet dëshmia e policit të dytë: Ju tregoj për përplasjen me Habilajt

droni by droni
25 October, 2017
in Kronika, Kryesore
0
INTERVISTA/ Zbardhet dëshmia e  policit të dytë: Ju tregoj për përplasjen me Habilajt
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Dritan Zaganit është zbardhur dëshmia e një ish oficeri të Antidrogës në Fier, i intervistuar nga gazetari Basir Çollaku. Antonio Nazeraj tregon përplasjen me Habilajt dhe gjithë çfarë ndodhi më pas, si provë e pozitës së privilegjuar të trafikantëve të drogës në Fier dhe Vlorë. Në intervistën e botuar në “Gazetën Shqiptare”, Antonio Nazeraj tregon se si trafikantët u përplasën me policinë dhe jo vetëm u lanë të lirë “me urdhër nga lart”, por e ndoqën dhe e kërcënuan për ta vrarë. Ngjarja ndodhi në vitin 2014, kur Nazeraj dhe efektivë të tjerë të Antidrogës ndaluan Audin e famshëm me targa “AA 003 B” në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Por Habilajt kundërshtuan kontrollin, i ikën postbllokut për t’u ndaluar nga një postbllok i dytë policie. 

Basir Çollaku: Dyshonit për këtë automjet?

Ish oficeri i Antidrogës: Në përgjithësi, atje ne kishim dyshimet tona. Dhe e ndaluam. Në momentin që e kemi ndaluar, nga sa kujtoj, kanë qenë dy vëllezërit Habilaj, dhe ka pasur debat me ta, sepse nuk kanë dashur të kontrollohen nga ana jonë, të bënin kontrollin e makinës, të identitetit të tyre, nuk pranonin dhe patëm konflikt.

Basir Çollaku: Ishin të shoqëruar apo vetëm?

Ish oficeri i Antidrogës: Ishin të shoqëruar. Kanë insistuar që mjetit të tyre të mos u bëhej kontroll. Me sa kujtoj ishin të shoqëruar me dy femra. Në këtë moment duke debatuar kujtoj se na kanë kërcënuar, na kanë sharë dhe ofenduar dhe në ato momente, duke debatuar janë larguar nga pika e kontrollit, janë larguar me force.

Basir Çollaku: Pa i lejuar ju?

Ish oficeri i Antidrogës: Po, pa i lejuar ne janë larguar nga pika e kontrollit dhe më pas janë ndaluar dhe kontrolluar nga grupi tjetër, pasi u lajmëruan nga ana jonë.

Basir Çollaku: Çfarë bëtë më pas, i shoqëruat apo i latë të lirë?

Ish oficeri i Antidrogës: Më pas ka vajtur edhe grupi ynë dhe janë shoqëruar për në komisariat, automjeti dhe personat. Në komisariat kanë qëndruar rreth 10 minuta apo 15 minuta dhe me urdhër të drejtorit të policisë në atë kohë, janë lënë të lirë. Unë dhe grupi mbërritëm pak më vonë në komisariat dhe në atë moment u është dhënë urdhër që të dilnin nga komisariati dhe të liheshin të lirë. Kur unë dhe kolegët e grupit tim kemi mbërritur në komisariat, ky automjet dhe personat që ishin në të ishin në momentin e daljes nga drejtoria e policisë, duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e policisë.

Basir Çollaku: Çfarë kërcënimesh?

Ish oficeri i Antidrogës: Kërcënime. Pasi këta e kanë shprehur edhe vetë se ishin njerëz të ministrit, kushërinj të tij, ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Basir Çollaku: Konkretisht, cili ishte kërcënimi i tyre?

Ish oficeri i Antidrogës: Kërcënimi i tyre, ishte se do ta shihni se çfarë do t’ju bëjmë. Do t’jua tregojmë shumë shpejt vendin se ku do të përfundoni, të gjithë ju që keni marrë pjesë në ndalimin dhe shoqërimin tonë.

Pas ngjarjes mbi oficerin e Antidrogës nis ndëshkimi. Provat që efektivët tentuan të përcillnin ndaj shefave të policisë për grupin kriminal u refuzuan rregullisht, deri kur SHÇBA nisi hetimet, që pasuan me uljen në detyrë, përgjimin e telefonit dhe kërcënimet me jetë nga grupi kriminal.

Basir Çollaku: Si e gjenin vendndodhjen tuaj?

Ish oficeri i Antidrogës: Ka pasur një rast në rrugën Fier-Tepelenë, në një restorant, ku kanë ardhur rreth 7 apo tetë veta me automjete fuoristrada, dhe kam qenë bashkë me shefin e sektorit dhe me disa agjentë dhe na ka paralajmëruar shefi i sektorit që të lëvizim të ikim dhe kemi dalë nga dera tjetër e restorantit.

Basir Çollaku: Ishit në operacion?

Ish oficeri i Antidrogës: Ishim me shërbim dhe kemi marrë mjetet tona dhe jemi larguar nga aty…

Basir Çollaku: U larguat ju dhe jo trafikantët…?

Ish oficeri i Antidrogës: Gjatë bisedës me shefin e sektorit më ka thënë që një grup i strukturuar kriminal, që kishte mbështetje të fuqishme nga lart, na kishte vënë në shënjestër për të na eliminuar fizikisht.

Basir Çollaku: Me mbështetje nga lart, si..?

Ish oficeri i Antidrogës: Me mbështetje nga qeveria dhe nga ministri i Brendshëm në atë kohë…

Basir Çollaku: Ju kishte vënë në shënjestër ju, oficerëve të antidrogës…?

Ish oficeri i Antidrogës: Po, oficerëve dhe agjentëve të antidrogës, për të na eliminuar fizikisht, kjo ka qenë biseda që kam bërë me shefin e sektorit dhe na ka lajmëruar disa herë që, kur të shkonim në banesa të shmangnim rrugicat, të shmangnim errësirën, dhe gjatë gjithë kohës që ishim me shërbim të rrinim bashkë, dhe të mos ndaheshim nga njëri-tjetri, por të bënim kujdes, pasi ishim në rrezik për sigurinë tonë.

Basir Çollaku: A keni pasur kërcënime gjatë kësaj periudhe?

Ish oficeri i Antidrogës: Kam pasur kërcënime nga Habilajt, në mënyrë indirekte për vete dhe për familjen, nga këta direkt, por edhe pjesëtarë të tjerë të bandës.

Basir Çollaku: Si ishin kërcënimet?

Ish Ish oficeri i Antidrogës: Kërcënimet ishin të tipit mafioz, që e ke kaluar vijën e kuqe dhe me ty do të merremi në forma të tjera, m’i dërgonin me persona indirekt, me njohje pak a shumë të përbashkëta.

Rrëfimi rrënqethës i Antonio Nazerajt, është një tjetër gur mbi qafën e Saimir Tahirit, i fundosur në alibinë e tij, sipas të cilës nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Habilajt. E megjithatë dëshmitë e forta të Dritan Zaganit, të ish efektives së policisë në Vlorë, përgjimet e Prokurorisë së Katanias, udhëtimi në Greqi me Artan Habilajn dhe provat e tjera që prezantoi prokuroria në parlament nuk mjaftuan që Partia Socialiste t’i hapë rrugë arrestimit të Tahirit.

ImageAntonio Nazeraj

 

Tags: deshmihabilajNazerajpolic
Previous Post

CEZ-DIA/ Kastriot Ismailaj dënohet me 11 vite burg

Next Post

Tiranë, përplasen dy makina tek diga e liqenit

droni

droni

Next Post
FOTO & VIDEO/ Kamëz, ja përplasja e mjetit me shtyllën, ku vdiq 15-vjeçari

Tiranë, përplasen dy makina tek diga e liqenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.