• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Vota e sotme votë paniku e Edi Ramës, kjo qeveri ka rënë

droni by droni
25 October, 2017
in Kronika, Kryesore, Politika
0
Basha – Ramës: Do të luftojmë kundër teje, nuk ka paqe mes nesh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Që krimi droga dhe e keqja kanë zaptuar Shqipërinë, tregues është puna e këtij Kuvendi.
Kuvendi i Shqipërisë rast i vetëm, që më së shumti është marrë me punët e kriminelëve brenda kësaj salle, se sa me ekonominë e mirëqenien.
Sot ky Kuvend ka vendosur një tjetër rekord të zi. Hera e parë që Kuvendi hedh poshtë një kërkesë të Prokurorisë. Për 27 vjet me radhë ky Kuvend ka hequr imunitete nga të dy krahët e politikës. Arsyeja ëpr këto qëndrime të Kuvendit, ka qenë e thjeshtë respektimi i dorjes së pushtetit dhe se detyra e Parlamentit është ti hapë rrugë drejtësisë.
Ky Kuvend sot, vendosi një standard tjetër, vulosi narkoshtetin Rama – Tahiri”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha, sot në Kuvend i cili numëroi më pas disa raste tragjike të burgosjes e vetëvrasjes së disa debitorëve të energjisë elektrike.
“Dhe sot pretendon sot se nuk ka prova për Saimir Tahirin. Ky është shteti i së drejtës që po ndërton ti.
Nuk ishte votë kundër arrestimit të Tahirit, por ishte votë për të mbrojtur tenderët, koncesionet, korrupsionin dhe banat e trafikimit të drogës dhe armëve. Vota e sotme është votë panik për ty Edi Rama. Kjo qeveri ka rënë”, u shpreh Basha.

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në seancën e sotme parlamentare

Të nderuar bashkëqytetarë,
Që krimi, droga dhe e keqja kanë zaptuar Shqipërinë, treguesi më i mirë është puna e këtij Kuvendi. Ja ku jemi prapë, jo për të parën herë, duke u marrë me një tjetër kriminel. Kuvendi i Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës është rasti i vetëm në historinë e botës, që është marrë më shumë me punët e kriminelëve brenda kësaj salle, sesa me punët e ekonomisë, shëndetësisë, mirëqenies së njerëzve.
Ja ku jemi, duke shpenzuar më shumë kohë për të larguar kriminelët që ti Edi Rama ke sjellë në radhët e kësaj qeverie dhe këtij parlamenti, sesa të punojmë për jetët e fëmijëve tuaj, për të hapur vende pune dhe për t’i liruar lakun nga fyti njerëzve të thjeshtë. Kemi shpenzuar më shumë kohë për të ndalur dorën tënde grabitëse nga xhepat e njerëzve me tendera, me koncesione, me grabitje sesa për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.
Sot ky Kuvend ka vendosur një tjetër rekord të zi. Është hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të një deputeti. 24 deputetëve rresht, Kuvendi i Shqipërisë ju ka hequr imunitetin pa asnjë përjashtim nga viti 1994. Ju është hequr politikanëve më të lartë të vendit, të majtë e të djathtë në pushtet dhe në opozitë. Ju është hequr nga shumica të majta, ju është hequr nga shumica të djathta, ju është hequr për akuza të rënda, për akuza më të lehta e madje edhe qesharake.
Por arsyeja për këtë qëndrim të pandryshuar të Kuvendit ka qenë e thjeshtë. Me të mirat dhe me të këqijat e tyre, të gjitha legjislaturat e mëparshme kanë respektuar parimin se pushtetet janë të ndara. Se i takon drejtësisë të vendosë për këdo. Detyra e Parlamentit është vetëm t’i hapë rrugë drejtësisë.
Deri më sot.
Sot ky Kuvend është kthyer në vulën e narkoshtetit Rama-Tahiri. Narkoshteti Rama-Tahiri ka dy standarde për drejtësinë: një për veten e tyre dhe një për njerëzit e thjeshtë. Narkotrafikantët dhe narkopolitikanët janë të paprekshëm.
Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana. Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar. Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë.
Emri i burrit është Dritan Zagani. Pasi e sollën në Tiranë, gjithë natën, e mbajtën të tre ditë të mbyllur pa të drejtë avokati dhe më në fund e çuan para Gjykatës ku më në fund mësoi akuzën “shpërdorim detyre”. “Shpërdorim detyre”, pa asnjë fakt, pa asnjë informacion kriminal. “Shpërdorim detyre” sepse ndau me partnerët informacionin se anti-droga e Fierit ishte vënë në dispozicion të bandave kriminale që kontrolloheshin dhe komunikonin me Saimir Tahirin dhe me Edi Ramën.
Sot Zagani fatmirësisht ndodhet në Zvicër në strehim politik për shkak të persekutimit politik nga narko-shteti Rama-Tahiri.
Kjo është drejtësia që Sajmir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëve. Njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin dhe për akuza qesharake.
22 vjeçari Estref Halili nga Kolonja e Lushnjes u arrestua dhe u çua në vetëvrasje për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash ju nuk shihni prova.
Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen. Ju mbroni Tahirin që merrte 30 mijë Euro për ngarkesë.
Resmije Alla 35 vjeç humbi jetën sepse donte që fëmija e saj azmatik të kishte dritë dhe mundësi për pompën e frymës që ti ia ndërpreve se nuk kishte mundësi të paguante. Tahiri merr 9 mijë Euro byzylykë, 15 mijë Euro diamante nga trafikantët dhe ti thua “s’ka prova”.
12 kryefamiljarë në një vit të vetëvrarë sepse nuk paguanin dot energjinë elektrike, dhe 5 milionë Euro në muaj nga kryetrafikanti Ministri yt i Brendshëm, po ti nuk ke prova.
Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë që e ke vënë në funksion të bandave të Durrësit, por Saimir Tahirit i duheshin të paktën 20 milionë Euro për fushatë.
Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ke çuar ti drejt vetëvrasjes për faturën e energjisë, por për Ministrin tënd të Brendshëm me targë AA 003 GB që bënte trafik droge ti nuk ke prova.
Ky është shteti yt mafioz që burgos dhe dhunon të varfrit dhe mbron e u bëhet mburojë kriminelëve dhe trafikantëve.
Ka dhe një të vërtetë tjetër.
Mbrëmjen e ditës kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Saimir Tahirit, dy miq të mi të huaj, darkonin në një nga lokalet më luksoze të Tiranës. Për çudinë e tyre, por jo timen, dy tavolinat e vetme të zëna në restorant kishin në tryezë deputetë socialistë.
Në njërën një deputet socialist, në një shoqëri të hareshme, me puro të rralla kubane dhe konjak të zgjedhur. Në tjetrën një ish-ministër i yti darkonte me verë që kushtonte më shtrenjtë se rroga minimale në Shqipëri. Dy deputetë, pothuajse tërë jetën rrogëtarë të shtetit, në jetën e tyre nuk e kishin parë këtë luks, por që sot jetojnë si sheikë mes vendit më të varfër të Europës.
Kjo është e vërteta tjetër e votës suaj sot.
Nuk ishte votë për të mbrojtur krimet e Tahirit, por ishte votë për të mbrojtur tenderët e vjedhura, koncesionet klienteliste, pasuritë publike të tjetërsuara. Për të mbrojtur të paktën gjysmën e meshkujve në kabinetin tënd, të xhiruar dhe të përgjuar nga partnerët, siç t’i kanë dhënë ty provat, si lidhje të drejtpërdrejta të bandave kriminale të drogës dhe trafikut të armëve.
Sot me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj. Sot me këtë votë, i keni vënë gozhdën e fundit një familje politike dhe ideologjike, që sot e keni kthyer në një familje kriminale, trëndafilin e të cilës e keni zëvendësuar me lulen e hashashit.
Vota e sotme është edhe kundër socialistëve të thjeshtë. Vota e sotme është votë dëshpërimi, paniku, për ty Edi Rama dhe për këdo tjetër, këtu në këtë sallë që nuk u çlirua dot nga interesat e ngushta personale dhe frikës së dosjeve që do të hapen.
Por, historia tregon se kur regjimet fillojnë të bien, skërmisin dhëmbët. Dhe e sotmja e tillë është, skërmitje dhëmbësh.
Kjo qeveri ka rënë! Është de facto e vdekur! Dhe orët e narkoshtetit kanë filluar të trokasin mbrapsht. DRONI.al

Previous Post

FOTO LAJM/ Deputeti i PD “damkos” Edi Ramën në Kuvend

Next Post

VIDEO SKANDAL/ Kryeministri fyen gazetarët, ata “i fikin” mikrofonat dhe e përzënë, Rama: Ouuu…!

droni

droni

Next Post
VIDEO SKANDAL/ Kryeministri fyen gazetarët, ata “i fikin” mikrofonat dhe e përzënë, Rama: Ouuu…!

VIDEO SKANDAL/ Kryeministri fyen gazetarët, ata “i fikin” mikrofonat dhe e përzënë, Rama: Ouuu...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.