Ish ministri i brendshëm e ka akuziar shoesh herë Ish Kryeministrin Sali Berisja për lidhjet me ish oficerin e policisë Dritan Zaganin. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 të gazetares Eni Vasili, Berisha tha se parcela për strehim kanë përfituar të gjithë oficerët e policisë dhe se nuk e njeh Dritan Zaganin, i cili ka denoncuar i pari lidhjet e Tahirit me Habilajt.
“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin por për gjithë ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”- tha Berisha./balkanweb/












