Truri i njeriut është një super-kompjuter misterioz. Miliarda neurone lëvizin brenda një rrjeti të ndërlikuar, nëpërmjet të cilat kontrollohet çdo mendim, ndenje dhe lëvizje. Pas shumë e shumë studimesh, shkencëtarët kanë mundur të kuptojnë se si truri arrin të kontrollojë lëvizjet tona. Hulumtuesit në Qendrën Verilindore për Kërkime të Rrjetit i nisën kërkimet në trurin e një krimbi i cili përbëhet nga 300 neurone, dhe arritur të kuptojnë se si neuronet janë përgjegjëse për mënyrën se ne kryejmë lëvizjet.
“Kjo do të thotë që në momentin që e kupton mënyrën se si neuroni funksionon dhe është përgjegjës për lëvizjen, pasi ai dëmtohet ke mundësin për të rikthyer përsëri në punë”- shprehen studiuesit.
Emma Towlson e ka cilësuar këtë si hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt kurimit të sëmundjeve të paralizës cerebrale, dhe sëmundjeve të tjera që janë përgjegjëse për humbjen e funksionit të muskujve.











