“Korrupsioni në Shqipëri ka arritur nivele alarmante”.
Kështu shprehet Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio pas vizitës së tij në Tiranë.
“Korrupsioni, ka nënvizuar Buquicchio, është një fenomen që ka përfshirë sektorë të ndryshëm, duke filluar nga drejtësia në politikë e deri te administrata publike dhe ekziston në të gjitha vendet, por në disa shtete si Shqipëria, ka arritur në nivelet më të larta”.
E vetmja mënyrë për ta mposhtur është zbatimi i reformës në drejtësi, shprehet Presidenti i Komisionit të Venecias.
“Pa gjykatës të pavarur Shqipëria kurrë nuk do të jetë në gjendje të tërheqë investimet e huaja”, u shpreh ai.











