Ka filluar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, e cila diskuton për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahirit.
Në fillim të saj, Prokurorët bënë të ditur se kanë disa prova të reja për Saimir Tahirin, për të cilat kanë kërkuar depozitimin e tyre pranë këtij Këshilli.
Me shumë gjasa bëhet fjalë për provat e mbërritura mbrëmë, një pjesë e përmbajtjes të së cilës është publikuar edhe në media. DRONI.al












