Ekspertët e FBI shumë shpejt do të vendosen në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Fatmir Xhafaj.
“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”,- shkruan Xhafaj.












