Ish ministri Saimir Tahiri është shkëputur nga salla e mbledhjes se Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. Tahiri ka folur diçka me avokatin dhe më pas ka lënë sallën. Më poshtë keni videon e momentit kur Tahiri shkëputet nga tryeza e mbledhjes dhe del jashtë. Pasi qëndron përreth 5 minuta jashtë, deputeti i PS-së kthehet në sallë për të dëgjuar seancën e pyetje-përgjigjeve me prokurorët e Krimeve të Rënda.












