Që në fillim të mbledhjes së Keshillit të Mandateve në Kuvend, ish ministri I Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar edhe avokatin e tij. Ai është Artan Hajdari, një ndër drejtuesit e zyrës së njohur avokatore Haxhia&Hajdari. Hajdari punon si avokat prej gati 20 vitesh në Tiranë ndërkohë që para se të fillonte këtë punë ka qenë zëvëndësministër I Drejtësisë dhe më herët gjykatës në Vlorë.












