Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Balla, ka pranuar për mediat se ky material ka mbërritur në Kuvend. Ndërsa ka theksuar se shumë shpejt pritet të mblidhet dhe Këshilli i Mandateve, por pa dhënë asnjë orar.












