Një gomone e braktisur që dyshohet se do të ngarkohej me kanabis sativa për në Itali është gjetur një ditë më parë.
Burime nga policia thanë se mjeti lundrues është gjetur në grykëderdhjen e lumit Seman.
Ka qenë patrulla e policisë kufitare e cila ka sekuestruar, si provë materiale gomonen e braktisur.
Policia tha se ka nisur hetimet për të identifikuar pronarët e mjetit lundrues.











