Një qytetar ka hipur sërish mbi shtyllën e ndriçimit të Stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Andon Shkodra ka mundur të ngjitet deri më lartësinë e panelit të ndriçimit të stadiumit dhe deklaron se do të vetëflijohet nese nuk zgjidhet çështja e pronësisë së tij. Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë të cilët po komunikojnë me Shkodrën për ta bindur me qëllim që të zbresë. Kjo është hera e dytë brenda dy javëve që ai kërcënon me vetëflijim duke u ngjitur në shtyllën e ndriçimit, ndërsa edhe pak muaj më parë ka tentuar që të vetëdigjet me benzinë para gjykatës.











