• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Të paktën të mos e fyejmë Diasporën!

droni by droni
17 October, 2017
in Kronika, Kryesore, Opinion, Politika, Rajoni
0
BUJAR NISHANI/ Të paktën të mos e fyejmë Diasporën!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Bujar Nishani

Shqipëria përpos të tjerave identifikohet edhe për një veçori demografike në raportin global. Ajo ndoshta është shembulli i vetëm i një shteti ku brenda territorit të vet administrativ jetojnë (afërsisht) vetëm 40% e popullsisë që i takojnë kombësisë përkatëse (shqiptare). Veç popullsisë shqiptare që jeton në trojet e veta etnike në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës, shqiptarët kanë një diasporë të madhe të përhapur në vende të ndryshme evropiane, USA, Kanada , Australi por dhe vende të tjera. Një diasporë e krijuar nga gjenerata të ndryshme emigrantësh përfshirë ata politik dhe ekonomik. Janë disa miliona këta që kanë ndërtuar jetën atje në breza por duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe duke krijuar njëkohësisht një thesar të kapitalit njerëzor dhe atij ekonomik e financiar. Kapacitetet e saj por dhe energjitë janë të shumta dhe për fat të keq të injoruara dhe pa shfrytëzuara.
Retorika vijon dhe nuk po ia len vendin përgjegjshmërisë dhe angazhimeve konkrete. Shqipëria prej kohësh e ka pasur të nevojshme një institucion në nivel Ministrie për diasporën. Mund të mungoj vullneti për ta krijuar dhe kjo është keq, por të pretendosh se po merresh me diasporën duke emëruar një Ministër pa portofol është të tallesh me atë dhe kjo është shumë keq ! Samiti i ashtuquajtur i diasporës në nëntor 2016 u shndërrua në një show partizan pa kurrfarë produkti.
Kush mund të thotë sot pas një viti në prag të samitit të dytë se çfarë ka prodhuar apo ndodhur në një vit prej atij samiti. Pa dyshim është e nevojshme që të ketë edhe Kuvend të Diasporës ku minimalja të prodhohet Senati i saj dhe platforma e angazhimeve konkrete. Pas atij samiti, buxheti i ri i vitit që u miratua vetëm një muaj më pas nuk parashikoi asnjë qindarkë për çështjet e diasporës.
Në SHBA diaspora shqiptare ka njohur një rritje të jashtëzakonshme numerike por dhe cilësore si potencial. Kam pasur rastin të shoh nga afër dinamikën e Vatrës, një organizatë patriotike prej gjeneratash të shumta e cila ende ruan këtë ndërthurje brezash. APEN, modeli i përbashkimit të identitetit kombëtar me hapësirën e mundësive që të jep ëndrra amerikane. Albanian Excellence, një bashkim i jashtëzakonshëm vlerash të grave dhe vajzave të talentuara shqiptare. Pa numëruar këtu një mori organizatash aktive në New York, Michigan (si shtet), Cikago, Florida (si shtet), Boston, etj. Askush prej pjesëtarëve të tyre nuk është ftuar të jetësoj eksperiencën dhe dijet në administratën publike shqiptare.
Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar i mbajtur në NY në shtator 2016 mblodhi me qindra biznesmenë të suksesshëm shqiptar nga diaspora. Askush prej tyre nuk ka gjetur derën hapur për incentiva investuese në Shqipëri. Shoqata e mjekëve shqiptaro-amerikan, një bashkim i mjekëve të shkëlqyer në USA ju vu në dispozicion zyrtarisht qeverisë shqiptare për të shërbyer me turne mujore në spitalet e Shqipërisë si në menaxhim të tyre ashtu dhe ushtrim profesioni, pa asnjë pagesë. U injoruan totalisht!
Artikulimi i vlerave të diasporës dhe i investimit të shtetit shqiptar vetëm tek mundësimi i votimit për emigrantët është shumë larg sensit të përgjegjësisë dhe dëshirës për angazhim. Votimi nga emigrantët është një çështje e rëndësishme dhe duhet zgjidhur sa më parë. Por që të bëhet i realizueshëm, duhet të shohim së pari largimin e grupeve kriminale nga blerja e votave dhe përfundimin e infrastrukturës së votimit elektronik. Por dimensioni i diasporës është shumë më i madh. Janë me miliona që nuk e kanë nënshtetësinë shqiptare e ata nuk janë aset votuesish.
A më thotë dot kush nga qeveria shqiptare se ku është çelur një Qendër Kulturore Shqiptare ? Në New York nga autoritet vendore me mbështetjen e Asambleistit Mark Gjonaj u mundësua dhënia e një objekti për Qendrën Kulturore Shqiptare. Por duhej një investim fillestar më pas për të. Asnjë qindarkë deri më sot nuk është vendosur nga qeveria. Janë me mijëra mësues vullnetar që u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të diasporës në Amerikë, Itali, Greqi, Zvicër e deri në Kanada e Australinë e largët. Më thotë dot kush nga qeveria shqiptare, a ka një fond shtetëror për financimin e tyre dhe bazës shkollore ? Jo, sigurisht asgjë.

Previous Post

LSI: Moisi Habilaj rrëzoi Qeverinë, Kryeministri të japë dorëheqjen!

Next Post

VIDEO DEBATI/ Zbardhet preteksti i Ditmir Bushatit për të lënë Komisionin pse nuk e mbronte dot Saimir Tahirin

droni

droni

Next Post
VIDEO DEBATI/ Zbardhet preteksti i Ditmir Bushatit për të lënë Komisionin pse nuk e mbronte dot Saimir Tahirin

VIDEO DEBATI/ Zbardhet preteksti i Ditmir Bushatit për të lënë Komisionin pse nuk e mbronte dot Saimir Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.