Një shqiptar ka tentuar të vjedhë në bazën ushtarake të NATO-s në Itali. Edison Ronani, 27-vjeç është ndaluar nga policia italiane pasi kishte hyrë në një zonë të mbrojtur, stacion satelitor i NATO-s, në Baia Verde.
Sipas policisë, shqiptari ishte futur për të vjedhur në bazën ushtarake. Ai kishte synim të shkulte telat prej bakri, rreth 14 kilogramë gjithsej, por u kap në flagrancë nga policia.











