• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bixnesi i vogël përfshihet në TVSH, Basha nis takimet me përfaqësuesit: Ky është falimentim

droni by droni
15 October, 2017
in Politika
0
Lulzim Basha takohet me qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës: Të Dielën votohet për ekonominë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar takimet me përfaqësuesit e biznesit të vogël lidhur me projektin e qeverisë Rama për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH. Basha takoi tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, të cilët thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur akti​vitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.

Basha theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë, që sipas tij, kjo çmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

“Vijnë e na gjobisin. Ne nuk e çojmë mallin jashtë shtetit. Kontrabandën nuk e bëjmë ne biznesi i vogël. Na vendosin 500 mijë lekë gjobë. E për çfarë?! Për një kupon. Mund ta bësh gabim kuponin nga 200, në 2 mijë lekë por prapë të venë gjobë. Kjo është për të mbyllur dyqanin. Më kanë borxh prej 2 vitesh, skanë lekë të më sjellin”, tha Xhevairi, një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi.

“Ke menduar se do të fusin në skemën e TVSH-së?”,pyeti Basha një pronar bari.

“Eshtë një dëm për të dy krahët, për popullin”, tha ai.

“Sa do e shesësh kafen po të erdhi 20% TVSH-ja?”.

“Do ngrihet, do shkojë 700 lekë. Populli nuk ka as mundësi ta paguajë as 500 lekë. Zor se e pi një kafe por po tek ushqimet?! Me këtë që është duke bërë ai është skandal. Eshtë fare skandal”, u përgjigj pronari.

“Siç e ka nisur ai këtë punë do e çojë popullin në zero. S’ka bukë të hajë tani por do e ulë më poshtë. Nuk e di çfarë do bëjmë. Ndoshta edhe populli shqiptar është paksa naiv. Duhet të çohet populli me këto që bën ai. Duhet të marrë flakë”,- u shpreh pronari i barit në lagjen Babrru.

Festimi, i cili ka një bar buzë rruge, thotë se rritja e TVSh-së do e bëjë të mbyllë lokalin.

“Nëse do rritet TVSh-ja do rris çmimet. Nga 500 lekë që e kam kafen do e çoj 700. Prap populli do e hajë. Po e rrita çmimin ska për të ardhur njeri në lokal. Unë me thënë të drejtën kam qënë i majtë. Nuk jam i kënaqur fare. Nuk ecet më. 27 vite e tani po shkojmë poshtë. Nuk ecët më me mashtrime”,- tha Festimi.

“Ne kemi dalë sot t’u dëgjojmë. Ne këtë qendrim kemi që rritja e TVSH-së do shkatërrojë biznesin e do rrisë çmimet. Për këtë arsye jemi kundërvënë, nuk është se po bëjmë politikë”,- iu përgjigj Basha.

“Nuk ka politikë. Këtu kemi të bëjmë me bukën”,- tha Festimi.

Luljeta, një pronare pastiçerie tha se ajo do detyrohet të rrisë çmimet. “Unë këtë sot e shes 500 dhe nesër do duhet ta shes 600”,- tha ajo.

“Por ai të thotë që vere njëherë TVSH-në e pastaj TVSH-në e merr nga shteti mbrapa?”.

“Siç do ta jap nuk ma jep. Ai është borxh që nuk kthehet”,- përgjigjet Luljeta.

Lulzim Basha shpjegon projektin e tij. “Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi”,- tha Basha.

Bujar Marku ka një market të vogël.

“Për mendimin tim TVSH-ja është falimentim”,- thotë ai. -“Sepse TVSH-ja do sjellë rritje çmimesh dhe do e paguajë populli.  Do bjerë konsumi. Nëse është 100 lekë do shkojë 120 lekë”.

Një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi thotë se po u vendos TVSH, ai do të ulë qepenat.

“Do ta hap prapë, kur të vijë Lul Basha në pushtet”,- shprehet ai.

Tags: Bashabiznestakimetvsh
Previous Post

VIDEO/ Dëgjoni versionin e “Despacito” në shqip me çifteli

Next Post

FOTO/ Malësi e Madhe, sekuestrohen 67.5 kg drogë, tre persona në kërkim

droni

droni

Next Post
FOTO/ Malësi e Madhe, sekuestrohen 67.5 kg drogë, tre persona në kërkim

FOTO/ Malësi e Madhe, sekuestrohen 67.5 kg drogë, tre persona në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.