Një 44- vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi tentoi të vidhte një dyqan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Nr. 2” të qytetit të Sarandes, ku 44- vjeçari Fatmir Taka, ka tentuar të vidhte dyqanin në pronësi të shtetases, E. Ç.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë nga Policia për veprën penale të ”Vjedhjes së mbetur në tentativë” ! Më datë 14.10.2017, Policia Sarandë ka arrestua në flagrancë shtetasin : Fatmir Taka, 44 vjeç, banues në Sarandë. Shtetasi i mësipërm gjatë natës së datës 14.10.2017 në lagjen ”Nr.2”, Sarandë, ka tentuar të vjedhë dyqanin në pronësi të shtetases E.Ç. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë për veprën penale ”Vjedhja e mbetur në tentativë”, parashikuat nga neni 134 e 22 të Kodit Penal.











