Një makinë tip “Benz” është djegur gjate nates. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Memaliaj. Raportohet se mjeti ishte me targa GJ 4113 A. Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikësve, të cilët vendosën nën kontroll flakët. Automjeti në pronësi të qytetarit me iniciale Xh. B., u dogj tërësisht. Makina ishte parkuar pranë furrës së bukës dhe nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti mori flakë aksidentalisht.











