Një shqiptar nga Durrësi është arrestuar sot pasi kërkohej nga drejtësia italiane për akuza të rënda. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 50-vjeçarin Riza Sheshi. Ky person është i shpallur nga drejtësia italiane për akuzën e ‘shfrytëzimit të femrave për prostitucion’. Edhe Sheshi ka qenë prej kohësh në listën e Interpolit, pasi drejtësia italiane kishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për të.












