• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ Aldo Bare dy dekada pa shkelur në Lushnjë, por “hija” dhe emri i tij trembin tmerrësisht…

droni by droni
14 October, 2017
in Kronika
0
NOSTALGJIA/ Aldo Bare kërkon garazhin pranë shtëpisë, dikur aty strehohej banda e tij

Aldo Bare

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ora shënon 10:00. Qyteti i Lushnjës është i heshtur. I heshtur si varri i sapo mbyllur i Jurger Hoxhës dhe si varri i sapo hapur i Zamir Latifit, që pret të mbyllet pas një ore. Dy të rinjve që u bënë shoshë nga plumbat në atentatin e pasdites së 11 tetorit. Por, edhe si një varr stërmadh i hapur shumë vite më parë dhe nuk dihet se kur do të mbyllet…
Rrugët ngjajnë të paqta dhe njerëzit të qetë. Vështrimet e tyre përthyhen, ulen poshtë sapo ndeshen me të panjohurit, ndërsa duket sikur pëshpëritin nën zë “dhe jeta vazhdon”…
Por, kontakti i parë është krejt i rrejshëm. Nëpër lagje dhe nëpër rrugica, “fshihet” një makth i madh. Çuditërisht, kur pyet për X apo Y person, askush nuk të kthen përgjigje. Se askush nuk e “njeh” njëri-tjetrin.
Ndalim hapim te lokali bar-kafe ku para tij, në një tabelë shkruhet: “Bulevardi e Palmave”. Në rrugën mes lokalit (ndërtesë 3-katëshe ku duken vrimat e plumbave) dhe tabelës janë ende të dukshme gjurmët e gjakut që u derdh në masakrën e së mërkurës. Dhe shiriti i verdhë i policisë, është ende aty. Dhe një tufë lule e tharë nga dielli, që ditët e fundit ka përvëluar shumë. Dera e lokalit është e kyçur. Mbi xham është shkruar numri 0699… Mundohemi të shohim nga xhami përbrenda. Vëmë re banakun, karriget, tavolinat. Dhe diku përsipër në një mbajtëse, Kuranin. Librin e shenjtë, të cilin Marjus Xhepexhiu që i mbijetoi sulmit, i fshinte pluhurat përditë. Në bri të lokalit, një dyqan ku para tij janë vendosur arka me fruta-perime. Pronarin e pyesim për ngjarjen me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
“Nuk di asgjë. S’kam parë asgjë. Mos pyesni kot. Unë isha në bodrum kur dëgjova krismat. Kaq mund t’ju them. – Nuk dole jashtë për të parë pasi pushuan breshëritë e kallashnikovëve – e pyesim ne. – Nuk jam aq trim sa të marr një kokërr plumbi nga kurioziteti”, thotë prerazi i moshuari.
Më pas, një përgjigje të tillë do e dëgjonim pothuajse nga të gjithë. Ka lidhje ngjarja me Aldo Baren apo me drogën?! Kjo, një pyetje pa përgjigje, por që flet shumë. Askush nuk guxon ta zërë në gojë ish-kapon e bandës së Lushnjës. Edhe pse kanë kaluar afro dy dekada që Aldo Bare nuk ka shkelur në qytetin e tij, emri i tij tremb, tmerrësisht tremb.
Duket se masakra e ka gjunjëzuar Lushnjën. Dhe ende nuk dihet nëse ngjarja mori shkas nga hakmarrja mes bandave apo lufta për kontrollin e territoreve të drogës.

Në shtëpinë e Jurger Hoxhës
Lëmë pas vendin e ngjarjes dhe shkojmë në banesën e 26-vjeçarit të vrarë Jurger Hoxha, në lagjen “Loni Dhamo”.
Ngjitemi në katin e dytë.
Dyert janë të hapura dhe aty ndodhen të gjithë të afërmit e tij: Vëllai, xhaxhallarët, hallat, kushërinjtë. Ulur në divane janë nëna, babai, gjyshja dhe të tjerë të afërm. I ati i viktimës, Agroni, i cili është i sëmurë, nuk nxjerr asnjë fjalë. Thjesht nuk mundet. Ndërsa nëna e të riut qan nën zë me ngulshe, dridhet e tëra dhe thotë: “Bir o bir, bir o bir”. Se aq mundet të thotë.
Të gjithë janë të tronditur.
Ende nuk u besohet se Jurgeri i tyre nuk është më.
“E varrosëm dje (të enjten) djalin. E vranë pa pasur asnjë faj. Dhe kriminelët enden rrugëve të lirë. Kërkojmë drejtësi. Të kapen vrasësit e djalit”, thotë gjyshja e viktimës.

Në shtëpinë e Zamir Latifit
Dje Lushnja na ngjau si një qytet tejet i madh. Humbëm nëpër rrugët e tij.
“Ku e ka shtëpinë Zamir Latifi, djali që u vra në atentat në qendër të qytetit?”, pyesim me një fije shpresë një këpucar.
Pasi të tjerët që pyetëm para tij na thanë: “Nuk e njohim. Nuk e dimë se e ku e ka shtëpinë”.
Ndërsa, një meso-burrë që takuam në rrugë para këpucarit “lëshoi” një fjali të vetme: “Pse gërryeni kot nëpër qytet. Punë bandash është. Ka nisur me kohë. Mos trazoni ujërat kot ju gazetarët”.
Nuk shpresuam kot, këpucari na e tregoi shtëpinë e viktimës, e cila ndodhet në një pallat të ri, në lagjen “Skënder Libohova”.
Hyjmë në pallat.
Nuk e marrim ashensorin, pasi nuk e dimë se në cilin kat ndodhet banesa e familjes Latifi. Në katin e dytë shohim dyert e apartamentit hapur. Futemi brenda me droje.
“Ejani, uluni”, na thotë një grua e moshuar, ndërsa pranë saj është edhe një grua tjetër. E ngushëllojmë dhe i themi se jemi gazetarë.
“Jam gjyshja nga nëna e Zamir Latifit. E vranë birin e nënës, e vranë. Ka pak që e varrosën. Të gjithë janë në drekën e tij, ndaj në shtëpi ndodhemi vetëm ne të dyja. Nuk u vranë ata që duheshin, por plumbat ia morën gabimisht jetën nipit tim”, thotë e moshuara.
Ndërsa, shton: “Nuk është e vërtetë që nipi im është marrë me drogë. Ai ka qenë dy herë në Itali. U kthye para tri ditësh. O Zot ç’na gjeti! Ia mbylli derën vajzës sime, pasi e kishte djalë të vetëm. Ime bijë ka edhe një vajzë, por ajo është e martuar, është në shtëpinë e saj. Është e tmerrshme kjo që na ndodhi, pasi vajza ime dhe dhëndri janë të dy të papunë”. Gazeta Shqiptare

Previous Post

Alergjitë ushqimore përbëjnë 90% të reaksioneve alergjike

Next Post

Vodhën argjendarinë në Maltë, zbulohet hajduti i dytë shqiptar

droni

droni

Next Post
Përdhunuesi i polakes në 2012, hajdut vilash në 2015

Vodhën argjendarinë në Maltë, zbulohet hajduti i dytë shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.