Motra e gjyqtares së vrarë, Amela Hafizi ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të saj. Kërkesa është depozituar në Gjykatën civile të Tiranës. Në seancë pranë gjykatës për tu njohur me kërkesën është thirrur dhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi, i cili mësohet se ka refuzuar që ata t’i dorëzohen tezes.
“Fëmijët s’kanë pse shkojnë tek tezja kur mund të rriten pranë të afërmve të mij”,- mësohet të ketë thënë ai në gjyq.











