Historianit Uran Butka i është dhënë sot titulli Doktor “Honoris Kauza” nga Kolegji i Artit dhe Shkences te Universitetit Vox Dei Amerikan. Nderkohe shkencetari i niohur indian Madu Krishan dhe kreu i Akademisw e Paqes Boterore i dorezoi Uran Butkës Urdherin e misionarit te Paqes Shenjtorja Tereza. Shkencëtari indian vleresoi lart kontributin e ish politikanit dhe histoeianit shqiptar Uran Butka si një personalitet i shkencës shqiptare. Dr Shefki Hysa dhe shkencetari indian i dorëzuan titullin “Honoris Kauza” ne diplomacine nderkombetare historianit shqiptar nga universiteti Vox Dei dhe Urdhërin e Paqes Nënë Tereza. “Falenderoj Akademinë Boterore të paqes dhe Universitetin Vox Dei për dhenien e këtij titulli. Është rezultat i një pune cçerek shekulli. Ne punen time kam pasur mision vetem fjalën e lirë”- tha Butka. Historiani Uran Butka është në pak personalitete shqiptare që është nderuar me këtë cçmim. Ai është autor i mjaft librave të njohur dhe studimeve si ato për Mid’hat Frashrin, Luftën e Dytë Boterore etj. Butka rrjedh nga nje familje e njohur patriotike shqiptare. I biri i Safet Butkës dhe nipi i Sali Butkës, nje familje me kontribut të madh në shtetformimin shqiptar. Butka ka shërbyer edhe si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura nga viti 1992.












