Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Rapoetohet se dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se i plagosur është nipi i Aldo Bares, ish-kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.











