Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u dhunuan dy shtetas, punonjës në një firmë Hec-i. Pas një pune të mirorganizuar dhe intensive u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët ushtruan dhunë ndaj dy personave. Arrestohet në flagrancë nga policia një person dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Në Komisariatin e policisë janë shoqëruar edhe 8 persona të tjerë.












