Të paktën 13 të burgosur kanë vdekur dhe 8 të tjerë, midis tyre dhe një polic, janë në gjendje kritike për jetën.
Të burgosurit u vranë pas përleshjeve të dhunshme midis bandave rivale brenda burgut Cadereyta në Meksikën veriore.
Të paktën dy nga të burgosurit e vdekur janë qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës.
Pasi disa orësh tentativa për negociata dështoi dhe policia nuk arriti dot të qetësonte situatën. Ndaj autoritet vendosën të përdornin forcën për të mbrojtur jetën e rojeve dhe të burgosurve.











